01 Qershor 2020

Diskutohet për klimën, ujin, barazinë gjinore, edukimin dhe ekonominë

Prishtinë, 20 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. 

Në këtë event do të diskutohet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), respektivisht për ndryshimet klimatike (OZHQ 13), burime të ujit të pastëra (OZHQ 6), barazi gjinore (OZHQ 5), edukim kualitativ (OZHQ 4), dhe zhvillim ekonomik (OZHQ 8). 

Që nga viti 2017 njerëzit vlerësohet se kanë shkaktuar afro 1.0 ° C të ngrohjes globale mbi nivelet para-industriale. Nuk ka asnjë vend që nuk po i përjeton efektet drastike të ndryshimeve klimatike.

Emetimet e gazrave serrë janë të larta se 50 përqind se në vitin 1990. Ngrohja globale po shkakton ndryshime afatgjata në sistemin tonë klimatik, i cili kërcënon me pasoja të pakthyeshme nëse nuk veprojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)