28 Mars 2024

Diskutohet nevoja e identifikimit të përfituesve të sistemit social

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga ekonomistja e lartë e Bankës Botërore  Stefanie Brodmann, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

Me këtë rast, u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, përfshirë përmirësimin e rezultateve të punësimit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në këto fusha.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për nevojën  e identifikimit të përfituesve të sistemit social, si dhe programeve të tjera për mbrojte sociale dhe shëndetësore. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)