20 Nëntor 2019

Dialogu publiko-privat, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Prishtinë, 31 maj - Rritja e komunikimit në mes të sektorit publik dhe atij privat është parakusht për nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit afarist dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, theksoi se organizimi i tryezave të tilla i shërben krijimit të një platforme ku adresohen shqetësimet e bizneseve dhe shkëmbehen rekomandime lidhur me mënyrat të cilat garantojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Ibrahimi theksoi se në të kaluarën ka pasur luhatje të nivelit të dialogut në mes të sektorit publik dhe atij privat, duke sugjeruar krijimin e një kanali të mirëfilltë të dialogimit në këtë drejtim.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, theksoi se Oda Amerikane mbetet një partner shumë i rëndësishëm për çështjet të cilat afektojnë operimet e bizneseve, andaj bashkëpunimi me Komisionin të cilin ajo drejton është i domosdoshëm.

Ndërsa Zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Dardan Sejdiu, potencoi se bashkëpunimi me Odat Ekonomike gjatë kësaj periudhe është tejet i rëndësishëm, marrë parasysh se brenda vitit parashihet të hartohen edhe Ligji për Tregti të Brendshme dhe të Jashtme. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në dëgjimet publike të këtij komisioni parlamentar.

Më tutje, përfaqësuesit e bizneseve diskutuan lidhur me çështjet të cilat afektojnë sektorin e prodhimit, tregtisë, dhe teknologjisë informative dhe zhvillimin ekonomik në tërësi, duke kërkuar rritje të dialogut të mirëfilltë mes sektorit publik me atë privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)