25 Prill 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson lartë sektorin financiar në Kosovë

Prishtinë, 10 shtator  - Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e investimeve për vitin 2020 për Kosovën, ku është dhënë vlerësim i lartë për sistemin financiar të vendit. Raporti thekson faktin se Kosova ka një ekonomi të tregut të hapur dhe tregu përcakton normat e interesit. 

Raporti thekson se sistemi rregullator përputhet me direktivat e BE dhe standardet ndërkombëtare, nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatshmërinë dhe aftësinë e investitorëve dhe se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare.

Në raport është theksuar edhe qëndrueshmëria e sektorit bankar, i cili mbetet mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës. Kushtet e vështira ekonomike, zbatimi i dobët i kontratës dhe sjellja e paqartë ndaj rreziqeve kanë kufizuar aktivitetet e huazimit të bankave, megjithëse përmirësimi i dukshëm ndodhi në vitet e fundit. 

Në shkurt të vitit 2020, norma e kredive joperformuese ishte 2.5 përqind, niveli më i ulët në dhjetë vitet e fundit. Normat e interesit kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit, nga një mesatare prej rreth 12.7 përqind në 2012 në një mesatare prej 6.3 përqind në vitin 2020. Kreditimi më i ngadaltë është i dukshëm në pjesën veriore të Kosovës për shkak të një gjyqësori të dobët, aktiviteteve informale të biznesit dhe më pak të kualifikuar huamarrësit.

BQK-ja është përgjegjëse për nxitjen e zhvillimit të praktikave konkurruese, të shëndosha dhe transparente në sektorin bankar dhe financiar. BQK-ja mbikëqyrë dhe rregullon sektorin bankar të Kosovës, industrinë e sigurimeve, fondet e pensionit dhe institucionet mikrofinanciare. BQK-ja gjithashtu kryen detyra të tjera standarde të bankës qendrore, duke përfshirë administrimin e parave të gatshme, transferimet, pastrimin, menaxhimin e fondeve të depozituara nga Ministria e Financave dhe institucione të tjera publike, mbledhjen e të dhënave financiare dhe menaxhimin e Regjistrit të Kredive.

Raporti thekson se bankat dhe degët e huaja mund të kryejnë operacione në vend, duke iu nënshtruar të njëjtave kërkesa dhe rregullore licencimi si bankat vendase. Vendi nuk ka humbur asnjë marrëdhënie bankare korrespodente në tre vitet e fundit dhe asnjë marrëdhënie e tillë aktualisht nuk është në rrezik. Nuk ka kufizime në hapjen e llogarive bankare nga të huajt; ata mund ta bëjnë këtë me dorëzimin e dokumentacionit të vlefshëm të identifikimit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh vlerësimin më të lartë për raportin që ka të bëjë me pjesën e sektorit financiar dhe shpreh falënderimin më të sinqertë për Departamentin Amerikan të Shtetit për vlerësimin real të sektorit financiar në Kosovë dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë që nga fillimi, dhe vazhdon t’i jep BQK-së në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori. 

Për më shumë detaje, në vijim mund të gjeni vegëzën për t’u qasur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit: https://www.state.gov/reports/2020-investment-climate-statements/kosovo/?fbclid=IwAR2YgPxCdvLszB-PNpWckolVJsU4TnoNTffL0lN6hLRrPwCjA2lGIb-gSDY

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)