16 Prill 2024

Dell: Rreziqet e bërjes së biznesit në Kosovë janë të larta

Prishtinë, 24 qershor - Agjencioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) sot ka publikuar studimin “Diagnozë e mjedisit afaristë për reformat ligjore institucionale, për agrobiznes dhe mjedis afarist dhe rekomandimet për Kosovën”.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell theksoi se rreziqet e bërjes së biznesit në Kosovë janë të larta, si dhe pengesat burokratike dhe afariste për të investuar këtu po ashtu janë dekurajuese, andaj sipas tij përmes riorganizimit të proceseve administrative, zbatimit të kontratave dhe mbështetjes së investitorëve, Kosova mund të përmirësojë imazhin e vet dhe të sjellë kapital në vend.

"Do të duhet guxim për qeverinë e që t’i shtyjë reformat e nevojshme dhe të qëndrojnë këmbëngulës deri sa reformat të vihen në vend, por edhe qeveria edhe bizneset duhet të mbeten në këtë rrugë, në mënyrë që Kosova të jetë konkurrente në rajon dhe Evropë, që të stimulohet eksporti dhe të zbutet papunësia, kjo duhet të ndryshojë, duhet të bëhet më dinamike”, ka thënë ambasadori Dell.

Sipas tij është vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, me ekonomi të lirë, të udhëhequr nga sektori konkurrent privat që krijon vende pune dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ahmet Shala, Minister i Ekonomisë dhe Financave ka thënë se qeveria së bashku me miqtë ndërkombëtar ka arrit që legjislacioni i Kosovës të jetë i harmonizuar me atë modern dhe që i përshtatet të ardhmes së Kosovës.

Këto dy projekte, kanë identifikuar se Kosova mund të ketë një zhvillim dhe investim në bujqësi me një qarkullim mbi 750 milionë euro dhe një punësim deri në 200 mijë veta. Kjo nuk do të arrihet për një ditë as për dy, e as për tre vjet, sigurisht nevojitet një afat më i gjatë për të mund të arrihet në këtë shkallë të zhvillimit, sidomos të sektorit të bujqësisë", ka deklaruar ministri Shala.

Një nga sfidat që do të jenë edhe në dekadat e ardhshme sipas tij do të jetë punësimi, dhe bilanci tregtar i Kosovës me vendet e regjionit, sfida këto të cilat janë identifikuar edhe në këtë projekt të bërë nga USAID-i.

Për rrjedhat në bujqësinë kosovare ka referuar  edhe Blerand Stavileci, ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili ndër të tjera  ka theksuar se bujqësia  është një sektor i rëndësishëm ekonomik i cili siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës.

Ky sektor, ka nënvizuar ministri Stavileci,  punëson në mes të 25% e 30 %  të punësimit të përgjithshëm me pjesëmarrje prej 16% të vlerës në eksportin total.  Në vazhdim  ministri Stavileci ka përmendur faktin se bujqësia kosovare karakterizohet  me ferma të vogla dhe me sipërfaqe të vogla bujqësore për kokë banori, pasi ngastrat e tokës janë shumë të fragmentuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë  tutje ministri Blerand Stavileci,  që nga viti 2008 ka rritur në mënyrë progresive  buxhetin për bujqësinë, konkretisht për kategorinë e projekteve  të investimeve kapitale dhe për kategorinë e projekteve zhvillimore të granteve dhe pagesave direkte. Krahas rritjes së buxhetit, MBPZHR-ja është duke punuar  në zhvillimin institucional për krijimin e kapaciteteve dhe të infrastrukturës për menaxhimin e fondeve që orientohen në përkrahje të sektorëve me potencial për mbulimin e tregut të vendit me produkte bujqësore.

Me qëllim të  forcimit të ekonomisë agro-rurale në aspektin e kuadrit ligjor dhe kuadrit institucional, MBPZHR ka ndërmarrë veprimet dhe hapat konkretë  në përmirësimin e strukturës së fermave bujqësore . Është hartuar ligji për  bujqësi dhe zhvillim rural, i cili po shërben si bazë  për zhvillimin institucional. Tani, tha në vazhdim ministri Stavileci, kemi krijuar edhe Autoritetin Menaxhues, i cili harton programet  për grante investuese dhe harton rregulloret për mbështetje të projekteve të ekonomive bujqësore. Po ashtu, është krijuar edhe Njësia e Pagesave  për menaxhimin e fondeve të buxhetit të Kosovës.

Në fund, ministri Stavileci ka falënderuar USAID-in, Programin për Ndërmarrje Private për kontributin e pakursyer që po e japin në  zhvillimin e sektorit të bujqësisë  duke siguruar se MBPZHR-ja do të jetë përherë partner serioz, shumë i interesuar,  për bashkëpunim me USAID-in si dhe me të gjitha organizatat e tjera  dhe donatorët që mbështesin zhvillimin e sektorit  të bujqësisë në Kosovë.


Studimi agrikulturor është bërë për të vlerësuar mjedisin afarist dhe shoqërohet nga Startegjia për Mundësitë Agrikulturore, e cila përdor modelin sasior për të përcaktuar kombinimin më të mirë të të lashtave për Kosovën, ashtu që të rriten të ardhurat agrikulturore. Kjo metodë poashtu përshkruan llojet e investimeve që duhet të bëhen për të shfrytëzuar përparësitë që ka Kosova.

Studimi i Mjedisit Afarist adreson komponente specifike rregullative, prania dhe mungesa  e të cilave jep një pasqyrë për zhvillimin komercial të vendit. Duke identifikuar zbrazëtirat mes ligjit dhe implementimit, ky vlerësim iu ndihmon qeverive, donatorëve, sektorit privat, dhe shoqërisë civile, që të ndërtojnë ligje të cilat i adresojnë këto zbrazëtira. Ai poashtu rekomandon projekte për ndërtimin e kapaciteteve të cilat nxisin reforma komerciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)