19 Prill 2024

Deficiti i ShBA-së rritet për herë të parë në katër muaj

Washington, 7 gusht - Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë i ShBA-së, deficiti i tregtisë së mallrave dhe shërbimeve i ShBA-së u shtua me 7.3 % në qershor në krahasim me majin, hera e parë e rritjes në katër muajt e fundit.

Sipas të dhënave, vëllimi i eksporteve amerikane në qershor ishte 213.8 miliardë dollarë, 0.7 % më pak se në maj, kurse vlera e importeve ishte 260.2 miliardë dollarë, duke u rritur 0.6% në krahasim me majin.

Deficiti tregtar i ShBA-së në qershor u rrit në 46.3 miliardë dollarë, nga 43.2 miliardë që ka qenë në muajin maj.

Megjithëse objektivi kryesor i politikës tregtare të administratës së presidentit Trump është ulja e deficitit tregtar, ekonomistët mendojnë se proteksionizmi i njëanshëm tregtar s'mund të ulë deficitin tregtar.

Përkundrazi, deficiti tregtar i ShBA-së do të rritet me rritjen e deficitit fiskal, uljen e kursimeve individuale, rritjen e nivelit të interesit dhe forcimin e dollarit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)