22 Janar 2019

Deficiti buxhetor i ShBA-së shënon rekordin më të lartë në 6 vjetët e fundit

Washington, 17 tetor - Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së, në vitin fiskal që përfundoi më 30 shtator, deficiti buxhetor i ShBA-së u rrit në 780 miliardë dollarë, duke shënuar rekordin më të lartë që nga viti 2012.

Në krahasim me vitin e kaluar fiskal, shpenzimet e qeverisë amerikane u rritën me 3 %, kurse të ardhurat 0.4 %.

Njëkohësisht, pjesa e deficitit buxhetor në GDP-në e ShBA-së u rrit në 3.9 %, nga 3.5 % në vitin e kaluar fiskal.

Analistët thonë se ulja e taksave dhe shtimi i shpenzimeve nga qeveria e Trump-it kanë nxitur rritjen e deficitit buxhetor.

Zyra e Buxhetit e Kongresit paralajmëron se në dhjetë vjetët e ardhshëm, borxhi publik mund t'i afrohet nivelit 100 % të GDP-së së ShBA-së, dhe në vitin 2048 të arrijë në 152 %, duke shënuar nivelin më të lartë në historinë e ShBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)