28 Mars 2024

D4D lanson punimin për vullnetarizmin në Kosovë

Prishtinë, 20 mars - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon lansimin e punimit “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”. 
 
Fjalimet hapëse do të mbahen nga Ruairí O'Connell, Ambasador, Ambasada Britanike në Kosovë dhe Veton Mujaj, Drejtor Ekzekutiv, Syri i Vizionit, Anëtarë të Inkubatorit për Vullnetarizëm dhe Qytetari Aktive, kurse të gjeturat e hulumtimit do të prezentohen nga Vjollca Krasniqi, autore e punimit.

Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohet dokumenti pozicionues për vullnetarizëm duke përfshirë të gjeturat nga hulumtimi, çështjet e politikave, sfidat dhe mundësitë për vullnetarizëm në Kosovë.

Dokumenti thekson nevojën për ndërhyrjet e politikave për të mbështetur vullnetarizmin drejt iniciativave të bazuara në komunitete dhe për të rritur ndërveprimin e qytetarëve me shtetin, shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit. 
 
Kjo konferencë mbahet në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë” i cili implementohet në partneritet me George William Youth Association dhe financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)