26 Prill 2024

D+ publikon ndikimin e fondeve te Qeverisë në politikat editoriale të mediave

Prishtinë, 21 shkurt - Demokraci Plus (D+) ka kënaqësinë t’ju ftojë në tryezën e organizuar për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe mediave.

Në kuadër të kësaj tryeze, D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit “Mediat dhe tenderët - Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”

Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i ndikimit të fondeve të qeverisë në mediat e Kosovës, si dhe format e mundshme të rregullimit ligjor për të shmangur klientelizmin në mes të mediave dhe institucioneve.

Gjithashtu, në këtë takim do të diskutohet edhe për gjetjet e raportit të D+, përfshirë këtu mostransparencën në lidhjen e këtyre kontratave, si dhe ndikimin e tyre në ndryshimin potencial të politikave redaktoriale të mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)