24 Shkurt 2020

D+ dhe BIRN publikojnë raportin nga monitorimi i i ATK-së

Prishtinë, 2 dhjetor - Demokracia Plus (D+) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Në tryezë do të publikohet edhe raporti për gjetjet nga monitorimi i drejtpërdrejtë i ATK-së, për periudhën kohore prill - nëntor 2019.

Pjesëmarrës në tryezë janë: drejtori i ATK-së, përfaqësues nga Ministra e Financave, përfaqësues nga Ambasada Britanike,  përfaqësues nga LVV e LDK, Kuvendi i Kosovës, OJQ dhe institucionet relevante.

 Ky është viti i dytë që D+ dhe BIRN Kosova me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë publikojnë raporte rreth etikës dhe disiplinës në ATK. Raportet paraprake të publikuara mbi këtë temë mund t’i gjeni më poshtë:

- Analizë e Situatës dhe Identifikimi i Nevojave.

- Raporti i monitorimit të integritetit në Administratën Tatimore të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2020 - Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencina për Informim dhe Privatësi mban sesion informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. (Hotel “International Pristina”, ora 9:00)

- Kostituohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të fillojë zbatimin e dy vendimeve për rrënim në të njëjtën kohë, në rr. Musa Tolaj në Lakrishte. (Takimi me mediat bëhet në rrugën, Musa Tolaj, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShTI, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezën e organizuar ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879” të autorit Besim Kabashi i cili më pas do të mbajë një ligjëratë me titull “Një korpus për gjuhën shqipe”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Përurohet laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (Klinika Infektive, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)