20 Prill 2024

Çmimet e banesave në Maqedoni, ndër më të lartat në rajon

Shkup, 14 shkurt - Që një çift bashkëshortor të blejë një banesë prej rreth 50 metra katrorë duhet të punojë gjashtë vjet e gjysmë, por që të dytë të kenë rrogë të paktën prej 20 mijë denarë.

Kuptohet kjo se me kusht që të gjitha paratë që i fitojnë ti mbledhin vetëm për ta arritur shumën më të lirë për një banesë të tillë – 50 mijë euro dhe të mos shpenzojnë asnjë denarë për diçka tjetër.

Maqedonia, edhe pas shumë masave për ndërtimin e banesave sociale me çka duhej që të zvogëlohet çmimi i hapësirës banesore, mbetet me banesa shumë të shtrenjta.

Nga agjencitë për pasuritë e patundshme thonë se më së shumti kërkohen banesa deri 50 metra katrorë dhe mbi 100 metra katrorë, dhe për atë kuadraturë paguhen shuma jo reale.

”Ka një laramani të çmimeve, të themi nga ndonjë kuadraturë më e lirë në lagjet “Hipodrom”, “Çento”, “Shkup Veri”, “Çair” ku sillet prej 750 deri më 800 euro për një metër katror, e deri në pjesët më luksoze sikurse në “Vodno”, ku çmimi arrin 1400-1500 euro për një metër katrorë.

Realisht çmimi mesatar është diku rreth 1200-1250 euro për një metër katrorë... Nëse shikohen disa parametra ekonomik, të ofertës dhe kërkesës, çmimet tek ne janë te larta dhe joreale”, deklaroi Sasho Naçovski, Kapital Group, Agjencia për Patundshmëri.
Sipas Naçovskit, ata që blinin banesa të vogla të shpeshtën i blinin me kredi me pjesëmarrje të vogël.

 Ndërkaq ata që zgjidhnin kuadraturën e banesës mbi 100 metra katrorë e kishin edhe xhepin më të thellë dhe të shpeshtën banesat i paguanin me para në dorë.

Me qëllim që të zvogëlohet numri i ndërtimeve pa leje, por edhe të çmimit për një metër katrorë, Qeveria miratoi pakon e ri të masave  me të cilat lehtësohet politika për dhënien e lejeve për ndërtim. Kriza ekonomike ndikoi në rënien e çmimeve të banesave në mbarë botën, por jo edhe në rajon.

Kështu, banesat në Floridë që në vitin 2006 kushtonin mbi 100 mijë euro, tani mund të blihen për më pak se 20 mijë euro, me një tendencë të uljes së çmimit edhe për 10 për qind. Vetëm tregu i Maqedonisë i patundshmërive mbeti në këmbë të forta e të shtrenjta.  Verica Pavloska

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)