19 Prill 2024

Çështja e ujësjellësit problem primar i komunës së Dragashit

Prishtinë, 2 shtator - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prezanton katalogun e çështjeve për komunën e Dragashit, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020.

Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren, në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, çerdhet publike dhe shërbimet shëndetësore.

Çështja e ujit të pijes paraqet problem të madh në komunën e Dragashit, problemet janë të theksuara ne pjesën dërrmuese të fshatrave. Sasia e pamjaftueshme e ujit, reduktime të shpeshta sidomos gjatë sezonës së verës, cilësia e dobët e ujit janë probleme me të cilat ballafaqohen banorët.

Çështja e mbeturinave po ashtu paraqet problem për banorët e fshatrave të Dragashit. Ndërsa pjesa më e prekur dhe më e ndotur nga mbeturinat, mbeten fshatrat e pjesës së Gorës të Komunës së Dragashit  (Mlijke, Ljeshtane, Radeshë, Kukaljane),  hudhjet bëhën në afërsi, hyrje - dalje të fshatrave dhe vendbanimeve sikurse edhe në lum.

Të gjitha detajet lidhur me këto problematika në Komunën e Dragashit, mund t’i gjeni në katalogun e bashkëngjitur në vijim, ndërsa në ditën në vazhdim, KDI do të publikoj katalogun e 7 komunave tjera të hulumtuara.
 
Për më tepër katalogu i çështjeve është realizuar gjatë periudhës prill-qershor 2019. Përgjatë kësaj periudhe kohore janë vizituar gjithsej 275 vendbanime (fshatra/ lagje). Qëllimi i këtij katalogu është që ta rrisë vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultime publike me zyrtarët komunal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)