08 Korrik 2020

Certifikohen dy kompanitë e para kosovare si Operator të Autorizuar Ekonomik

Prishtinë, 17 tetor - Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) dhe GIZ kanë bërë shpërndarjen e dy (2) certifikatave të para për Operatorët Ekonomik të Autorizuar.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, deklaroi se Kosova është ndër vendet e para në rajon që ka autorizuar bizneset me standarde evropiane. Drejtori Berisha njoftoi se kompanitë e verifikuara do të kenë lehtësira tregtare dhe zhdoganim.

“Në emër të Doganës shpreh falënderimi për Bankën Botërore dhe GIZ-in gjerman. Ne jemi shumë të lumtur që kemi dy kompanitë e para që po autorizohen. Koncept evropian e botëror dhe tregon që institucionet e Kosovës kanë arrit të kenë standardet e larta evropiane por edhe bizneset. Operatorët e autorizuar ekonomik i merr ato lehtësira në nivel vendi."

"Në aspektin regjional nuk ka shumë kompani që i kanë përmbush këto standarde dhe e kanë marrë këtë status andaj Kosova është ndër vendet e para. Dogana i jep lehtësira maksimale bizneseve. Shpresojmë të vazhdojmë edhe me kompanitë e tjera”, tha Berisha

Ibrahim Xhakaj, koordinator i projektit theksoi se kompanitë përveç lehtësirave doganore do të kenë edhe benefite tjera.

“Dogana e Kosovës ka kompletuar bazën ligjoren për operatorë ekonomik. Programi është në funksion dhe jemi në përgatitje të certifikatave tjera."

"Dogana e Kosovës është në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe hyn në kuadër të lehtësira tregtare. Këto kompani tani janë në partneritet të ngushtë me doganën dhe do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat tregtare doganore dhe zhdoganim. Ne do të vazhdojmë edhe me tutje, përveç përfitimeve doganore do të kemi edhe përfitime tjera”, tha ai.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Mimoza Miftari, tha se kompanive do t’iu zvogëlohet koha dhe kosto gjatë procesit të importit dhe eksportit.

“Grupi i Bankës Botërore ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm qysh nga viti 2017. Programi për lehtësirat e tregtisë mbështet vendet për të përmbushur obligimet që janë në marrëveshje. Duke zvogëluar kohën dhe koston në procesin e eksportit dhe importit”, tha ajo.

Përfaqësuesja e GIZ gjerman, Tanja Boshkovic, deklaroi se do të vazhdojnë edhe me tutje të mbështesin projekte të tilla.

“Falënderoj gjithëve juve dhe ju përgëzoj për punën. Falënderoj Kosovën për punën e bërë deri me tani. Ne jemi të gatshëm të insistojmë edhe me tutje. Ne do të jemi të hapur në çdo kohë për ti përkrahur iniciativat e juaja. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për bashkëpunimet tona, urime për projektin”, u shpreh ajo.

Zgjim Mita nga kompania Auto Mita, tha se do të mbesin partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës.

“Sot jemi mbledhur për të bërë një hap mjaftë të rëndësishme për bizneset. Kjo dëshmon per bashkëpunimin dhe besimin që kemi me Doganën e Kosovës. Do të përshpejtoj procesin dhe do të ulë koston. Do të jemi partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës. Nuk është rastësi që Dogana njihet si një institucion kredibil”, ka thënë ai.

Petrit Shala nga kompania “Galvazing”, tha se ndihem të previligjuar si dhe theksoi se tani kompania do të jetë me fleksibile.

“Vitin e ardhshëm priten të hapen edhe dy kompani të tjera për përpunimin e metaleve dhe ku do të punësohen 50 punëtor."

"Ndihemi të privilegjuar për të poseduar këtë certifikatë. Do të jemi më fleksibil për eksportin ndaj shteteve të huaja. Shpresoj që te kemi edhe shumë kompani të tjera që do të autorizohen me këtë certifikatë”, tha ai.

Dogana fton bizneset që të aplikojnë për këto procedura pasi kompanit mund të përfitojnë lehtësira. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)