08 Maj 2024

Certifikohen 112 gra në fushën e ndërmarrësisë dhe planeve të biznesit

Prishtinë, 1 korrik - Është mbajtur ceremonia e certifikimit të 112 grave dhe vajzave nga pesë rajone të Kosovës, në kuadër të projektit “Inkubatori i Biznesit për Gra”,  i cili financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarërsëisë, Bujar Cakolli, ka marr pjesë në ketë ceremoni, ku ka ofruar përkrahje për grat dhe vajzat e Kosovës, në procesin e krijimit të bizneseve fillestare.

“Ky projekt është ndër më të rëndësishmit për neve si ministri, jo vetëm nga aspekti teknik, por edhe për nga koncepti dhe modeli i promovimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit. Pozita e gruas në shoqërinë kosovare vazhdon të jetë, jo e mirë, andaj përmes projekteve të tilla ne synojmë që të fuqizojmë gratë e Kosovës, në mënyrë që të kemi më shumë biznese që udhëhiqen nga gratë dhe vajzat”, tha zëvendësministri Cakolli.

Ai tha se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është e përkushtuar në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe iniciativës private nëpërmjet inovacionit, duke u përqendruar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ndryshe, projekti “Inkubatori i Biznesit për Gra”,  ka ofruar trajnime profesionale në fushën e ndërmarrësisë dhe planit të biznesit. Faza e dytë e projektit do të ofroj grantet e para për bizneset Start-Up dhe inkubimin e së paku 10 bizneseve të para Start-Up në Inkubatorin e Biznesit. Ky projekt zbatohet nga partnerët KW4W dhe IMD.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)