26 Prill 2024

Çdo i dhjeti çek pa punë

Pragë, 11 janar - Në kundërshtim me pritjet se po vjen një vit më i mbarë, në Çeki është rritur papunësia dhe sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, punë kërkon thuajse çdo i dhjeti çek.

Shkalla e papunësisë është rritur gjatë muajit dhjetor për dallim nëntori ku ishte 8.6 për qind në 9.6 për qind.

Byroja për punë ka regjistruar në fund të dhjetorit 561.661 kandidatë për punë, 54.011 më shumë se në fund të nëntorit. Atyre u ofrohen vetëm 30.803 vende të lira pune.

“Jetësimi i ekonomisë çeke është ende jostabil dhe ndërmarrjet nuk kanë ndjenjë të sigurisë për të filluar me hapjen e vendeve të reja të punës”, thotë për gazetën “Hospodarzske” ekonomisti Libor Stodol

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)