23 Prill 2024

Buxheti i komunës së Rahovecit do të jetë 14 milion e 548 mijë e 823 euro

Rahovec, 8 korrik - Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjime publik për buxhetin e vitit 2021, me banor të fshatrave Malësi e Vogël, Gexhë, Ratkoc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.

Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit, kanë vazhduar dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2021 dhe dëgjimi i radhës është mbajtur me banor të fshatrave Malësi e Vogël, Gexhë, Ratkoc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.

Afrim Dina, kryesues i KPF-së ka thënë se jemi me ju këtu që të diskutojmë dhe të marrim kërkesat të cilët ju i keni, duke u bazuar edhe në prioritetet tuaja dhe më pas sipas mundësive buxhetore këto kërkesa të hynë në buxhetin e vitit 2021.

Kurse Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhetë dhe Financa, i ka njoftuar qytetarët të cilët ishin të pranishëm për buxhetin e vitit 2021, duke thënë se buxheti i komunës së Rahovecit  2021 do të jetë 14 milion e 548 mijë e 823 euro, grandi qeveritar do të jetë 13 milion e 391 mijë  e 982 euro, kurse të hyrat vetanake do të jenë 1 milion e 156 mijë e 841 euro.

"Ju njoftoj se ne si rezultat i performancë dhe transparencës së mirë kemi marrë donacione shtesë dhe rrjedhimisht na është rritur edhe mundësia që të bëjmë investime kryesisht kapitale", ka theksuar Limani.

Kërkesat e fshatit Malësi e Vogël i ka prezantuar Enver Çadraku, kryetar i këshillit të fshatit duke thënë se është investuar në fshat por që kemi edhe kërkesa tjera siç janë: Kompletimi i trotuarit, kubëzimi i dy rrugëve, rregullimi i kanalizimit, rregullimi i katër proçkave me gjatësi prej 2800 metra, rregullimi i dy parqeve, kubëzimi i parkingjeve tek ambulnta dhe hyrja e oborrit të shkollës,vazhdimi i rregullimit të përroit pas fshatit pjesa nga fshati Ratkoc, rregullimi i katër rrugëve fushore me gjatësi prej 2500 metra, rregullimi i oborrit të shtëpisë së fshatit dhe shpërndarja e mekanizmit bujqësorë për fermerët e fshatit.

Beq Shala, kryetar i fshatit Ratkoc i ka paraqitur këto kërkesa: Mbështetja e fermerëve me mekanizëm bujqësorë, rregullimi i kanalizimit, kubëzimi i rrugëve të fshatit, vazhdimi i ndriçimit, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i dy proçkave, zgjerimi i rrjetit të ujit të pijes dhe ujit të ujitjes, rregullimi i ndriçimit në oborrin e ambulancës, oborrit të shkollës së fillore dhe të mesme, rregullimi i shtratit të Drinit të Bardh, ndalimi i hedhjes së mbeturinave, rregullimi i shtegut të ecjes dhe mbjellja e drunjtëve dekorativ.

Ndërsa kërkesat e fshatit Vrajak i ka prezantuar Avni Morina dhe sipas tij këto janë kërkesat: Rregullimi i kanalizimit në mes të fshatit Vrajak-Ratkoc, rregullimi i trotuarit Vrajak-Ratkoc, rregullimi i rrugëve fushore dhe kubëzimi i një rruge të fshatit.

Baki Gashi, ka paraqitur kërkesat e fshatit Bratotin, ai ka thënë se këtë janë kërkesat e këtij fshati: Mekanizëm bujqësorë për fermerët e fshatit, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i ndriçimit, ndërtimi i një muri mbrojtës tek varrezat e fshatit, rregullimi i trotuarit Bratotin, Vrajak, Ratkoc dhe kubëzimi i rrugëve.

Kurse Muharrem Morina, kryeta ri këshillit të fshatit Dejni i ka prezantuar këto kërkesa për fshatin e tij: Rregullimi i kanalizimit, mbështetja e fermerëve me mekanizëm bujqësorë, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i kanalizimit të ujërave atmosferik, hapja e dy rrugëve fushore, rregullimi i trotuarit që lidh fshatrat Dejnë-Ratkoc, rregullimi i rrethojës së oborrit të shkollës dhe shënjimi i rrugëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)