23 Shtator 2020

Bullgaria vendi më i varfer dhe më i korruptuar i BE-së, .

Sofje, 22 shkurt - Tre vjet pasi Bullgaria dhe Rumania u futën në BE shumë si brënda ashtu dhe jashtë, mendojnë se ky veprim ka qënë një gabim. Bullgaria është vendi i parë anëtar i BE-së të cilit iu ngrinë qindra milionë euro në grante përshkak të dyshimeve se ndihma mund të kalonte nëpër kanalet e mafias.

Bullgaria mbetet një nga vendet më të varfra të BË-së, dhe një nga më të korruptuarat. Por qeveria e re e qëndrës së djathtë e zgjedhur verën e kaluar premtoi të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Korrespondentja e BBC-së për cështjet evropiane Oana Lunxhesku shkoi në kryeqytetin bullgar Sofje për të parë nëse gjërat kanë ndryshuar.

Lunxhesku tha: Në mësin e kolonave të mermerta të Pallatit të Drejtësisë në Sofje drejtësia duket se e ka humbur busullën. Vetëm një numër i vogël i bosëve të krimit të organizuar kanë mundur të burgosen dhe asnjë zyrtarë i lartë nuk është shpallur fajtor për korrupsion. Vetëm muajin e kaluar një drejtues emisionesh në radio i cili mburrej për lidhjet e tij më botën e krimit është vrarë në qëndër të qytetit, më e fundit ndër mbi 150 vrasjet e tipit mafioz që nga rrënia e komunizmit. Unë shoh një nga vrasësit e tij të supozuar të cilin po e shoqërojnë në dalje nga gjykata me pranga dhe i ndjekur nga kamerat e televizioneve, por nëse ai shpallet fajtor, ai do të jetë i pari. Po shkoj të takohem me një vejushë Nanka Koleva, e cila ka bërë ta pamundurën për të fituar të drejtën.

Nanka Koleva: "Burri im është vrarë në 28 dhejtor të 2008. Ai më tha se po dilte për të blerë disa vezë dhe bateri. Dhe më pas ne do të diskutonim për planet tona për mbrëmjen e Vitit të ri. Ai nuk u kthye më kurrë. Ai u qëllua dhe u vra në rrugën përpara shtëpisë nga njerëz nga skuadra e anti-terrorit. Pjesa e sipërme e trupit ishte e mbushur me vrima, si qafa ashtu dhe koka. Ata vazhduan të shtinin ndaj tij nga një distancë prej 80 centimterash, ndërkohë që ai gjëndej i shtrirë në tokë".

Nëntorin e kaluar, Nanka Koleva fitoi një proçes gjyqësor kundër Bullgarisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në një vendim gjykate me fjalë të ashpra, gjykata vendosi se hetimi nuk kishte qënë as i pavarur dhe as efektiv, pasi kontrollohej nga kryeprokurori i asaj kohe, një person të cilin z.Kolev e pat akuzuar publikisht se ishte i sëmurë mendor dhe fajtor për veprime të rënda kriminale dhe të cilin Nanka e kishte akuzuar publikisht se kishte lidhje më vrasjen e burrit të saj. Njëlloj si burri i saj i vrarë, Nanka Koleva është prokurore. E nësë ajo nuk arrin të fitoj të drejtën, kush tjetër mund ta fitojë atë?

Koleva: "Secili duhet të gjykojë vetë. Deri më sot në Bullgari institucionet shtetërore kanë mbrojtur kriminelët. Ato nuk kanë punuar për popullin. Bullgaria është.. ishte, nje shtet mafioz. Unë shpresojë që kjo ti përkas të shkuarës".

Lunxhesku: Qeveria e re ka rihapur hetimin ndaj vrasjes së Nikolai Kolevit. Dhe po mban një qëndrim më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në kuadër të operacionit Oktapodi, 14 anëtarë të supozuar të një bande të fuqishme kriminale, u arrestuan përpara disa ditësh, të dyshuar për vënie gjobash, pastrim parash dhe mashtrime fiskale. Çuditërisht edhe ata kishin një park zoologjik privat në kopshtin me tre tigra dhe një leopard. Ministri i Brëndshëm Cvetan Cvetanov thotë se autoritet bullgare më në fund po reagojnë.

Cvetan Cvetanov theksoi se "Oktapodi kishte dhjetë vjet që forcohej dhe tashmë është brënda të gjitha strukturave të rëndësishme të këtij vendi. Është shumë e vështirë të punosh në ambjent të tillë, por publiku pret ndryshim real dhe tanimë janë krijuar kushtet që kjo të ndodh".

Lunxhesku: Një person i arrestuar në kuadër të operacionit Oktapodi, Aleksei Petrov, personifikon trazicionin e trazuar të vendit. Për vite me rradhë, Nanka Koleva publikisht ka pretenduar se ai qëndrontë pas vrasjes së burrit të saj për të cilin, ai kurrë nuk u padit. Dhe ai ka shumë lidhje të rëndësishme, jo vetëm sepse ka qënë këshilltar i lartë i Agjensisë Kombëtar bullgarë të Sigurisë, por ai ka pasur biznes me Boiko Borisov, kryeministrin e tanishëm të Bullgarisë. Këto lidhje mes shërbimeve sekrete, biznesit, politikës, dhe krimit e kanë bërrë BE-në të mos ketë besim tek anëtari i saj më i ri.

Në një fushë të mbuluar më dëborë jashtë Sofjes, një ekskavator është duke punuar për të hequr prurjet e dherave nga një rezervuar i mbushur me ujë me erë të rëndë. Kjo është pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja për të rindërtuar stacionin e pastrimit të ujit për kryeqytetin. Kanalet e ujrave të zeza si shumica e infrastrukturës së rënuar të Bullgarisë kanë nevojë urgjente për përmirësim.

Por projekte të tilla janë të pakta dhe të rralla, për shkak të shqetësimeve serioze se dhënia e ndihmës nga BE këtij vëndi praktikisht do të thotë humbje e këtyre ndihmave. Komisioni Evropian thotë se vetëm një përqind e ndihmës rajonale të BE-së në Bullgari ka mbrritur tek përfituesit e projektuar.

Madje edhe Ministri i Financave, Simeon Djankov e pranon se është një statistikë shokuesë. Megjithëse ai arriti të çbllokojë askesin në fondet e BE-së në vlerën e 9 miliardë dollarëve, ai thotë se një pjesë e fondeve do të humbasin sepse nuk kishte projekte te mjaftueshme te përpërgatitura. Lufta e qeverisë së tij është të sigurojë diçka më të shtrenjtë sesa parat.

Simeon Djankov pohoi se Bullgaria ka humbur reputacionin e vetë dhe tani na duhet më shumë kohë për ta rifituar atë. Kjo kërkon sipas tij kohë sepse ju mund të ndryshoni njerëz, por nuk ndryshon dot 20 vjet historie të mungesës së reformave brënda gjashtë muajve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)