16 Janar 2019

BSPK paralajmëron Qeverinë lidhur me vdekjet në vendin e punës

Prishtinë, 16 tetor - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me aktualitetin e krijuar të punëtorëve sidomos të sektorit privat, konkretisht me rrezikun e sigurisë dhe shëndetit në punë që po u kanoset çdo ditë punëtoreve në punishtet e tyre.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka theksuar se pasojat e fundit fatale që sollën vdekjen e punëtoreve si dhe numri i rritur i vdekjeve që ndodhen këtë vit si rezultat i aksidenteve në punë, duhet të jenë shqetësuese jo vetëm për BSPK-ne por edhe për Qeverinë, akteret që kanë përgjegjësi t’i mbikëqyrin implementimet e ligjeve dhe me theks të veçantë implementimin e Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë.

"Si rezultat i rrjedhojave të tilla, BSPK kërkon nga instancat kompetente, posaçërisht nga Qeveria e vendit që të ndërmerr hapa urgjent për krijimin e ndonjë strategjie të mirëfilltë dhe të zbatueshme në mbrojtje të punëtoreve të këtij vendi, që t’i forcoj dhe kërkoj llogari sa me shume organeve kompetente qe kane mandat të merren me mbikëqyrjen e zbatimit te ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës", ka theksuar Ajdini.

Në të kundërtën sipas Ajdinit, BSPK-ja është tejet e gatshme që të ndërmerr masa me rigoroze sindikale për  realizmin e kërkesave të veta, posaçërisht nëse do të vazhdon edhe me tutje te rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve të këtij vendi.




 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)