18 Prill 2024

BSPK mbështet miratimin e Ligjit të Punës

Prishtinë, 13 korrik - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë dorëzimin e rekomandimeve për përmisime në ligjin e punës, Komisionit të Kuvendit, pas prezantimit të tij para Komisionit javën e kaluar.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi ka thënë së në qoftë se miratohet ky ligj do të bëhen përmirësime të rëndësishme për punëtorët dhe ekonominë kosovare.

"Paraqitja jonë kryesisht u përqendrua në fushat kryesore të ligjit të punës, si pushimi i lehonisë, të drejtat e punonjëseve të lënduar në vendet e punës dhe përdorimi i kontratave me gojë", ka theksuar ai.

Ai ka thënë së BSPK ka përgatitur amendamente të veçanta për Komisionin duke u bazuar në bazë  të drejtave të punës në dispozicion të punonjësve dhe punëdhënësve në rajone të tjera të Ballkanit.

“Ne kemi krijuar zgjidhje të njëjta sikurse  të drejtat dhe përvojat e fqinjëve tanë”, theksoi me tutje Arifi.

Paraqitja e Ligjit të Punës nga BSPK ka siguruar se këto përmirësime thelbësore në këtë ligj të punës nuk janë vetëm pozitive për punëtorët, por janë gjithashtu edhe të përballueshme për të gjithë.

BSPK-ja ishte veçanërisht e kënaqur që ka punuar me shumë organizata të shoqërisë civile në zhvillimin e punimeve të tij.

"Shumë prej degëve tona kanë qenë shumë aktive në adresimin e kësaj çështje kritike dhe kemi pasur mbështetjen e tyre të plotë. Po kaq emocionuese ka qenë puna jonë bashkëpunuese me shumë organizata të shoqërisë civile të cilët kanë dhënë njohuri të rëndësishme dhe burime për të ndihmuar në përmirësimin e këtij legjislacioni historik ", tha Arifi.

"Tani është koha për veprim. Në emër të të gjithë punonjësve, unë do të bëjnë thirrje Komisionit dhe Kuvendit për të miratuar përmirësimet tona të rekomanduara  dhe le të jetë në  fund miratimi i drejtë (fer), i të drejtave të  balancuara të punëtorëve që do të sigurojnë një vend pune të respektueshëm, stabilitet ekonomik që punëdhënësit dhe investitorët kërkojnë "kërkoi Kryetari i BSPK Haxhi Arifi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)