24 Prill 2024

BSPK kërkon zbatimin e vendimit të qeverisë për ngritje pagash

Prishtinë, 11 janar - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ngritje të pagave për të gjithë sektorët publik, por në rast të mos ngritjes së pagave drejtuesit e BSPK-së parashohin edhe hapa të tjerë për të bërë trysni.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi ka thënë se "BSPK-ja është gëzuar nga vendimi që ka marr qeveria për ngritjen e pagave, por në rast të mos ngritjes së pagave, BSPK-ja do të marrë edhe hapa të tjerë, për të bërë presion ndaj ekzekutivit të vendit për zbatuar këtë vendi."

Arifi ka thënë se kanë menduar edhe gjatë periudhës sa kanë dialoguar me Qeverinë, se si BSPK, edhe më sindikatat do te marrin edhe hapat e tjerë, nëse nuk ndodh rritja e pagave mundet qe të këtë edhe protesta.

Ndërsa duke folur për Ligjin e punës, Arifi ka thënë se dje më datën 10 janar, ka filluar në një mënyrë të punojë edhe komisioni i përbashkët mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, inspektorati dhe BSPK-ja. Sipas tij BSPK-ja do të kujdestarojë çdo ditë në këtë drejtim, për të parë se sa implementohet ky ligj dhe sa zbatohet, sidomos në sektorin privat.

Në Ligjin e Punës është paraparë që pushimi i lehonisë të jetë 6 muaj me pagesë nga punëdhënësi, 3 muaj nga Qeveria dhe 3 muaj të tjerë pa pagesë, që dallon nga shtetet e tjera të rajonit, sepse ata kanë 12 muaj me pagesë. Arifi thotë që kjo është bërë pas trysnisë për shkak të buxhetit që ka Kosova.

Arifi ka shtuar se të gjitha nenet janë të rëndësishme të këtij Ligji, duke përmendur edhe për punëtorët që punojnë jashtë orarit të punës që duhet të paguhen 50 për qind më shumë dhe gjatë festave 100 për qind.

"Shumë qartë saktësohet, ju lutem me ligj përcaktohet orari i punës, sa orë në javë duhet ti bëjë, janë edhe dy kategori tjera atje në ligj, puna jashtë orarit është një punë që bëhet edhe me marrëveshje punëdhënës-punëmarrës. Por paguhet 50 % më tepër se ora në orar që e ka. Gjithashtu puna që bëhet gjatë ditës së festës ajo paguhet 100 % më tepër, por këtu normalisht që këtu ekziston puna mes punëdhënësit dhe punëmarrësit", është shprehur ai.

Drejtuesit e BSPK-së pritet që të mbajnë gjatë muajit janar zgjedhjet nëpër degë që pastaj më 19 mars të mbajnë Kongresin e pestë të BSPK-së. Arifi ka premtuar se do të ketë reforma këtë herë, duke thënë ndonjëherë ato mund të jenë të dhimbshme, por ka shtuar se duhet të ndodhin patjetër.

Ditë më parë Qeveria në largim ka marr vendim për ngritje të pagave për gjithë sektorët publik, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, policinë, administratën, juridikaturën, gardianët, zjarrëfikësit etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)