19 Mars 2024

Bruto Produktit Vendor ishte 6 725 milionë euro në vitin 2018

Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në ESA 2010.

BPV me çmime aktuale në vitin 2018 ishte 6 725.9 milionë Euro. Rritja reale në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ishte 3.82%. Ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2018 ishte 3 746 Euro.

Rritje reale për vitin 2018 kishte në këto aktivitete ekonomike: aktivitetetet financiare dhe të sigurimit (17.9%); administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social (9.5%); ndërtimtaria (9.3%); shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale (8.1%); tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (7.6%); informimi dhe komunikimi (5.1%); industria nxjerrëse (4.2%); transporti dhe magazinimi (4.1%); edukimi (3.9%); aktivitetet administrative dhe mbështetëse (3.9%); industria përpunuese (3.4%); hotelet dhe restorantet (2.9%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.8%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (2.7%); arti, zbavitja dhe rekreacioni (2.3%); shërbimet e tjera (1.4%); dhe furnizimi me ujë (0.6%).

Ndërsa, rënie kishte në këto aktivitete: bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (-10.6%); dhe furnizim me energji elektrike, dhe me gaz (-3.4%).

Ndërkaq, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2018 ishte te: Importi i shërbimeve (22.5%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.9%); importi i mallrave (6.5%); formimi i bruto kapitalit fiks (6.1%); eksporti i shërbimeve (5.5%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake (4.8%); shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH (4.0%).

Kurse, rënie kishte te eksporti i mallrave (-2.0%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)