25 Prill 2024

Britania ngrin asetet e dy bankave më të madhe të Rusisë

Londër, 7 prill - Mbretëria e Bashkuar njoftoi ngrirjen e aseteve të Sberbank, bankës më të madhe të Rusisë, dhe një ndalim për të gjitha investimet e reja të jashtme në Rusi.

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar Sberbank u koordinua me SHBA-në.

Britania ngriu gjithashtu asetet e Credit Bank të Moskës dhe do t'i japë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, tha Zyra e Jashtme.

Tetë oligarkë të tjerë rusë u sanksionuan gjithashtu nga Britania sot.

Ky është raundi i pestë i sanksioneve nga Britania që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha në një deklaratë: “Ne po i tregojmë elitës ruse se nuk mund të lajnë duart nga mizoritë e kryera me urdhër të Putinit. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të triumfojë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)