24 Prill 2024

Britania fokusohet drejt ekonomive në rritje

Londër, 19 janar - Britania do ta riorientojë fokusin e vet diplomatik drejt ekonomive në rritje, meqë ato jo vetëm që kanë peshë ekonomike, por janë gjithnjë e më shumë edhe politike, deklaroi shefi i diplomacisë britanike William Haig, gjatë vizitës së tij në Hong-Kong, transmeton Sinhua.

Duke folur në Forumin e katërt financiar aziatik, i cili tërheqë më shumë se 1.600 liderë politikë dhe afaristë nga tërë bota, Hejg thekson se Britani përballet me “imperativ të dyfishtë” për ndryshime, ashtu siç qendra botërore gravituese ekonomike lëvizë prej Perëndimit drejt Azisë dhe Amerikës latine.

“Shumë prej këtyre vendeve janë po ato me të cilat doemos duhet të punojmë në organizatat multilaterale dhe për çështjet e sigurisë”, shprehet Haig.

Shefi i diplomacisë britanike theksoi edhe atë se më nuk është e mundshme të anashkalohet rëndësia e tregjeve aziatike dhe se Britania doemos duhet t’i zhvillojë lidhjet e veta me rajonin që të mund të prosperojë në të ardhmen.

Ai shprehu vërejtjen se Japonia dhe Kina janë dy tregjet më të mëdha në botë për produkte luksoze, industri vitale për Britaninë, si dhe se Azia me zhvillimin prej 6,7 për qind në nivel vjetor do ta kryesojë shërimin e ekonomisë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)