27 Prill 2024

BQK shpreh gatishmërinë për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 18 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori është takuar me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
 
Guvernatori Mehmeti dhe kryeministri Hoti diskutuan për mundësitë e BQK-së për ta mbështetë qeverinë në realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
 
Gjithashtu, guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë e BQK-së për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në përballim të sfidave ekonomike të vendit.
 
Me këtë rast, Kryeministri Hoti kërkoi që Banka Qendrore e Kosovës të ketë rol aktiv në krijimin e parakushteve për realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike, sidomos sa u përket masave që kanë të bëjnë me Garantimin dhe Ristrukturimin e Kredive, por edhe me rritjen dhe ruajtjen e likuiditetit, si dhe masave të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së bashkatdhetarëve tanë dhe kostove, në mënyre që të sigurohet ardhja e tyre në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)