26 Prill 2024

BQK, OEK dhe OEAK koordinojnë propozimet për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 2 korrik - Në kuadër të takimeve të rregullta me qëllim të koordinimit të propozimeve të përbashkëta për rimëkëmbjen ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID19, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi si dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Guvernatori Fehmi Mehmeti prezantoi propozimet e Bankës Qendrore të Kosovës për institucionet qeveritare duke theksuar nevojën e mbështetjes më të madhe për industrinë e prodhimit në vend. 


Në të njëjtën kohë guvernatori Mehmeti sqaroi edhe dispozitat e Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për Shkak të COVID-19 duke shprehur besimin se bankat komerciale do t’u dalin në ndihmë ndërmarrjeve të prekura.

Drejtuesit e odave ekonomike në anën tjetër elaboruan propozimet e të dyja odave përkatëse të cilat përfshijnë rekomandime për përkrahjen financiare por edhe për lehtësira fiskale për bizneset. 


Propozimet e përbashkëta të Bankës Qendrore të Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përfshijnë edhe pikat e intervenimit legjislativ të cilat do të mundësonin zbatimin e masave të propozuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)