29 Mars 2024

BQK nënshkruan memorandum mirëkuptimi më Bullgarinë

Prishtinë, 10 qershor - Në vazhdën e bashkëpunimit që ka Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me Bankat simotra të vendeve të rajonit  dhe si rezultat i kësaj fryme të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale të ndërtuara më herët,  Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare Bullgare.

Dokumenti titullohet “Memorandum i mirëkuptimit mbi asistencën reciproke dhe shkëmbimin e informatave për çështjen e letrave me vlerë dhe mbikëqyrjes së sigurimeve në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare”.

Ky Memorandum  është  miratuar nga pala bullgare,  Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare Bullgare  më datën 14 maj 2010.

Kryesuesi i këtij komisioni Petar Chobanov  në shkresën drejtuar Guvernatorit Rexhepi është shprehur: “Edhe njëherë po e ritheksoj besimin tonë të fuqishëm  se bashkëpunimi i ardhshëm i suksesshëm në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare do të dëshmohet si shumë i dobishëm sa i përket përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive tona”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)