19 Shtator 2020

Borxhi publik, shumë shtete priten te falimentimojnë

SHBA, 2 mars - Ekonomisti i njohur Kenneth Rogoff deklaroi se për shkak të borxheve publike disa shtete pritet të falimentojnë brenda një kohe të shkurtër. Edhe pse Rogoff nuk jep ndonjë emër konkret, sytë drejtohen vetvetiu nga Greqia, Portugalia dhe Spanja që po kalojnë një krizë borxhesh.
Një nga ekonomistët më të njohur në botë, amerikani Kenneth Rogoff paralajmëroi se për shkak të borxhit të krijuar publik disa shtete do të ngrenë flamurin e falimentimit. Ish krye ekonomisti i FMN dhe tani profesor i ekonomisë në universitetin e Harvardit, Rogoff u shpreh kështu: “Në përgjithësi pas krizave bankare shohim se brenda një periudhe kohore disa shtete janë të predispozuara të shkojnë drejt falimentimit. Edhe këtë herë parashikoj që do të ndodhë e njëjta gjë.”

Pjesëmarrës në një forum ekonomie të zhvilluar në Tokio, Rogoff theksoi se interesat e tregut financiar do të rriten dhe shtetet europiane si Greqia e Portugalia do të përjetojnë probleme të mëdha.

Parashikimi i bërë në lidhje me falimentimin e bankave të mëdha amerikane  në vitin 2008 nga Rogoff doli i drejtë. “Është shumë, shumë e vështirë të përcaktosh kohën e këtij fenomeni por do të ndodhë, – tha Rogoff i cili ka shkruar dhe një libër mbi historikun e fatkeqësive financiare.

Duke theksuar se tek shtetet e zhvilluara si Gjermania, ShBA dhe Japonia do të ketë një rritje të ngadaltë, Rogoff tha se kur të rriten interesat e këtyre shteteve, do të mund ta dalin në krye duke përdorur metodën e shtrëngimit të rripave.

Ka pesëfishin e borxhit të Rusisë 
Megjithëse Rogoff  nuk jep asnjë emër në lidhje me parashikimin e falimentimit, sytë me të drejtë kthehen nga Greqia e cila ka një deficit buxhetor prej 12,7 % mbi të ardhurat kombëtare bruto dhe një borxh publik prej 112,6 % mbi mesataren e GDP-së. Krahas Greqisë, problematike duken edhe shtete të tjera të Europës si Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja, borxhet e të cilave qëndrojnë shumë lart kufirit të caktuar. 

Totali i borxheve të Greqisë në fund të vitit 2009 ishte 300 miliard euro. Kjo shifër është pesë here më e madhe se shuma e borxheve të papaguara nga Rusia në vitin 1998 dhe nga Argjentina e cila falimentoi në vitin 2001. 

Në fjalën e mbajtur, Rogoff theksoi se investitorët do t’i bëjnë presion qeverisë amerikane që të kufizojë shpenzimet. Strategu i bankës  japoneze  Tokyo - Mitsubishi UFJ,  Naomi Fink, u shpreh se “Greqia na kujton edhe një here një nga rreziqet me të cilat ndodhemi ballë për ballë, me falimentimin e shtetit. Por nuk është e drejtë të krijojmë panik dhe të përgatisim një skenar të ngrirjes së kredive.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020

- Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)