25 Prill 2024

Borxhi i SHBA-së,19 600 miliardë dollarë në 2015-ën

SHBA, 11 qershor - Borxhi i SHBA-së gjatë këtij viti do të kalojë shifrën prej 13 600 miliardë dollarë dhe do të arrijë në rreth 19 600 miliardë dollarë deri në vitin 2015. Në raportin e ministrisë amerikane të Financave thuhet se borxhi i ekonomisë më të madhe botërore do të rritet në 102 % të GDP-së deri në vitin 2015, me rritjen e këtij viti prej 93 %.

Ekspertët e ekonomisë të presidentit Barack Obama thonë se rritja e GDP-së për 1 % mund të krijojë miliona vende të reja pune dhe paralajmërojnë se pikërisht ai 1 % po humbet për shkak të borxheve, të cilat po e rëndojnë rritjen ekonomike, transmetojnë mediet amerikane.

Borxhi amerikan është rritur me shpejtësi për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe shpenzimeve qeveritare për shpëtimin e institucioneve financiare në Wall Street, luftërat në Afganistan dhe Irak, si dhe për shkak të stimulimeve masive ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)