20 Prill 2024

Borxhet e Serbisë rriten çdo minutë

Beograd, 10 shkurt - Serbia është duke u thelluar në borxhet e jashtme. Ekspertët i kanë bërë një analizë të re borxheve të shtetit dhe kanë konstatuar se Serbia hynë në borxh çdo minutë nga 3300 euro ose 202 mijë euro në orë.

Alarmin për këtë gjendje e tregojnë edhe të dhënat nga shërbimet e tregtisë që tregojnë se borxhet janë rritur për një vit në rreth 750 milionë euro më shumë.

Vetëm në vitin e kaluar borxhi i Serbisë ka arritur në 23.24 miliardë euro apo është rritur në 214 milionë euro për një muaj.

Që nga vitit 2008 borxhi i Serbisë është rritur për katër miliardë euro, ndërkaq në ditë vitin e kaluar është futur në borxhe për jo më pak se 4.86 milionë euro.

Shteti thonë ekspertët ka financuar kamatat e mëdha në borxhet e mëhershme, ndërkaq presin që megjithatë dy vitet e ardhshme të ketë një rritje ekonomike pasi kompanitë pritet të ndalojnë rënien e fuqisë së tyre.

Serbia ndonëse me një ekonomi të mirë dhe prodhuese nuk ka arritur të mëkëmbet në tërësi nga koha e sanksioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)