18 Prill 2024

Bordi miraton draft buxhetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020

Prishtinë, 27 qershor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi zbatimin e rekomandimeve të Njësisë së auditimit të brendshëm dhe miratoi Statutin e Komitetit të Auditimit të AKP-së.

Menaxhmenti raportoi para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e fundit të Agjencisë, ku mes tjerash shqyrtoi dhe miratoi  draft buxhetin e Agjencisë për vitin 2020, shqyrtoi dhe miratoi Transaksionet e  SHAL 47, shqyrtoi dhe miratoi listën e Shitjes së Aseteve në Likuidim SHAL 49.

Po ashtu Bordi shqyrtoi dhe e miratoi propozim për aprovimin e raportit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe aprovoi propozimin për amandamentimin e Rregullave të procedurës së Komisionit për shitjen e Banesave në Pronësi të Ndërmarrjeve Shoqërore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)