19 Prill 2024

Bizneset të rrisin masat për mbrojtjen kibernetike

Prishtinë, 19 tetor – Zhvillimet e shpejta në ekonominë dixhitale në nivel global e me shtrirje edhe në Kosovë janë një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e qytetarëve por edhe bizneseve, prandaj duhen ndërmarrë masa edhe nga ana e institucioneve por edhe e qytetarëve për të rritur efekshtmërinë e sistemve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Kjo u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në kuadër të shënimit të Muajit të Sigurisë Kibernetike.

Në hapje të tryezës, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se në përgjithësi në Kosovë është rritur vetëdija për sa i përket përfitimeve të vendit nga ekonomia dixhitale, por pavarësisht kësaj pak flitet për rreziqet kibernetike. Ai përmendi disa organizata të cilat janë aktive në këtë aspekt siç është rasti me Qendrën e Inovacionit të Kosovës, derisa shtoi se duke e ditur se bizneset përbëjnë një rrezik potencial të sulmeve kibernetike, edhe Oda Amerikane është aktive në këtë aspekt.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës janë të vetëdijshme për trendët rritëse të sulmeve kibernetike dhe si rrjedhim mbesin mjaft aktive për të ndërmarrë masat e nevojshme për t’u përgjigjur kërcënimeve të mundshme.
Udhëheqësi i Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike nga Policia e Kosovës, Fadil Abdyli, tha se Policia e Kosovës pavarësisht se ka në fokus hetimin e krimeve, ka qenë e kujdesshme që të informojë bizneset edhe për rreziqet e mundshme me të cilat ata përballen, duke shpërndarë udhëzime për sa i përket masave që duhen ndërmarrë për shmangien e rreziqeve kibernetike. Ai tha se këtë vit është vënë re një rritje e kërcënimeve për bizneset, prandaj këtyre të fundit u bëhet thirrje të jenë të rrisin sigurinë e sistemeve të teknologjisë informative.

Agim Bekaj, përfaqësues i kompanisë Microsoft, foli për rëndësinë që janë sistemet e licencuara kompjuterike dhe rreziqet që paraqiten nga softuerët piraterik. Në anën tjetër, Drinor Selmanaj, themelues i Kompanisë Sentry, si dhe një ligjërues aktiv në fushën e mbrojtjes kibernetike foli për format aktuale të kërcënimeve kibernetike dhe për masat e kudjesit që bizneset dhe punonjësit e tyre duhet të ndërmarrin në kuadër të mbrojtjes më aktive kibernetike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)