22 Tetor 2019

Bizneset në Prizren me vullnet bashkëpunojnë për interesat e tyre

Prizren, 10 tetor - OAK në vazhdën e aktiviteteve të saj “Kafja e mëngjesit me bizneset” kësaj radhe ishte e pranishme në Regjionin e Prizrenit, ku qëllim kryesor i këtij organizimi ishte që për së afërmi të bashkëbisedojnë me bizneset dhe të prezantojnë propozimet që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përgatitur për Qeverinë e re.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi shpalosi para të pranishmëve disa nga problemet më të mëdha me të cilat po përballen bizneset që OAK i ka evidentuar nga takimet e vazhdueshme me ta, e për të cilat ka përgatitur edhe propozimet se si të arrihet tek zgjidhja.

Krasniqi theksoi se për këtë OAK përveç që ka organizuar konferencë për media, i ka dërguar tek të gjitha partitë politike në mënyrë që këto propozime të përfshihen në programet e tyre. Andaj, qëllimi i këtij takimi është që të diskutojnë së bashku këto kërkesa dhe të evidentojë për të tjera çështje eventuale.

Disa prej çështjeve më kryesore që preokupojnë bizneset e këtij regjioni e që u theksuan në këtë takim ishin: mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke theksuar që është shumë e rëndësishme që shkollat profesionale dhe mësimi dual të praktikohen në mënyrë që të kemi kuadro profesionale, kompletimi i zonës industriale në Prizren e cila nuk është funksionale, fondi zhvillimor për bizneset, transformimi i ATK-së, problemet e sektorit të transportit, alokimi i investimeve, funksionalizimi i gjykatës ekonomike, mungesa e ligjit për sigurime shëdetësore etj.

Bizneset përshëndetën iniciativën e Odës për këtë organizim dhe theksuan që është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një partneritet i shëndoshë mes institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që së bashku të arrijnë në tejkalimin e barrierave të cilat paraqiten gjatë operimit të tyre.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e tyre duke shtuar që OAK me përkushtim maksimal do të trajtojë të gjitha kërkesat e bizneseve.

Gjithashtu, nikoqiri i këtij aktiviteti, njëherësh edhe anëtar i bordit në OAK Hasan Gigollaj i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje duke cilësuar që ky takim ishte një takim shumë konstruktiv dhe të gjitha çështjet e ngritura do të avokohen dhe lobohet për zgjidhje.

 “Kafja e Mëngjesit” rrugëtimin e saj do ta vazhdojë në regjionin e Podujevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)