19 Mars 2024

Bizneset në Mitrovicë respektojn ditën e diel si ditë pushimi

Mitrovicë, 20 maj - Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht, zyrtari kryesor komunal për buxhet, Adem Fazliu, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me raportin vjetor për sistemin e kontrollit të brendshëm, raport ky i cili do të praktikohet për herë të parë për të gjitha komunat e Kosovës, me vendim të Ministrisë së Financave.

Ndërsa drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, gjatë mbledhjes së sotme njoftoi drejtorët komunal me Draft Raportin e Auditimit për vitin 2018 për Komunën e Mitrovicës, me ç’rast u diskutua për opinionin e auditorëve, fushat të cilat janë audituar si dhe të gjeturat nga auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Drejtori Gashi më tutje foli edhe  për  Qarkoren e parë buxhetore për vitet 2020- 2022. Ai ka prezantuar para ekzekutivit buxhetin e komunës së Mitrovicës për vitin 2020.

“Grandi Qeveritar 19,446,001 euro, planifikimi i të hyrave vetjake 2,499,975 euro, ndërsa totali i buxhetit të komunës së Mitrovicës për vitin 2020 është 21,945,976 euro”,  ka thënë drejtori Gashi.

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se edhe gjatë këtij vikendi inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës. Ai po ashtu tha se vendimi i kryetarit Bahtiri që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri.

Po ashtu ai njoftoi ekzekutivin mbi gjendjen e rrugës ”Vëllezërit Dragaj”, ku banorët kanë kërkuar që kjo rrugë të mbikëqyret nga Policia e Kosovës si dhe të largohen të gjitha pengesat nga rruga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)