19 Mars 2024

Bizneset lejohet të punojnë ditën e dielë për hirë të bashkatdhetarëve

Mitrovicë, 22 korrik - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit e bizneseve në qytetin e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej vendimi i marrë nga Komuna e Mitrovicës, në lidhje me ditën e diele e cila është ditë pushimi për bizneset e qytetit të Mitrovicës.

Me këtë rast përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga kryetari Bahtiri të shqyrtohet edhe një herë mundësia që dita e diele të vazhdojë të jetë ditë pune, pasi që sipas tyre ky vendim ka ndikuar keq në biznesin e tyre.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përshëndeti të pranishmit duke thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë me qëllimin e vetëm që punëtorët të kenë një ditë pushimi ku mund të kalojnë kohën me familjet e tyre dhe të kenë një trajtim më të mirë. 

Prandaj kryetari Bahtiri, me qëllim që të mbështes prapë bizneset, dhe duke marrë parasysh edhe fluksin e madh të mërgimtarëve, në mënyrë që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit, do tu mundësojë bizneseve të vazhdojnë të punojnë përkohësisht të dielave deri në marrjen e një vendimi të përbashkët me ta.

Po ashtu kryetari Bahtiri kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore të cilat e mbrojnë punëtorin, pasi që ky vendim ka ardhur pikërisht për të mbështetur të drejtat e tyre.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)