26 Shkurt 2020

Bizneset kërkojnë uljen e tarifave nga bankat komerciale

Prishtinë, 12 nëntor - Kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat në Master dhe Visa Card, POS-ët, rritja e tarifave në regjistrimin e makinave për 26%, mundësia kufizuar e deponimit të parave dhe mungesa e sigurisë gjatë deponimit në ATM, ishin disa nga çështjet për të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) doli me konferencë për media. 

Kryetari i OAK – së, Skënder Krasnqi njoftoi se Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë këtij viti ka pasur dy takime me Guvernatorin e Bankës Qendrore (BQK) ku i ka shprehur shqetësimet bizneseve lidhur me këto probleme.    

Kamata prej 5% është një problem që përballen bizneset të cilat kanë punë me para metalike, për kthimin e tyre në kartmonedha, pra për 1000€ pësojnë humbje 50 – 80€.

Me këtë ballafaqohen më së shumti furrat e bukës dhe marketet, të cilat më së shumti posedojnë para metalike që rrjedhin nga shitja e produkteve të tyre, deklaroi Krasniqi.

Kryetari Krasnqi tutje njoftoi mediat se lidhur me këto çështje OAK së bashku sektorin e Bukëpjekësve ka bërë një peticion të cilin ia ka dërguar Kryeministrit, Ministrit të Financave, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik me datë 31.12.2018 si dhe ka realizuar dy takime me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti ku jemi informuar se kjo kamatë është vendosur nga vetë BQK-ja dhe e cila do të shqyrtohet për largim, por që ende nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Ai tha se Kosova ka tarifat më të larta të Master dhe Visa Card në rajon, derisa në Serbi tarifat në shkëmbim janë  0.2 deri 0.3%, Kosova për transaksione më pak se 25€ e ka 0.8% apo 400% më të lart dhe tarifat tjera variojnë nga 1.2 deri 2% apo rritje nga 600% deri në 1000% më të larta.

Ndërsa, tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3% deri në 2%, kjo po i zhgënjen qytetarët që të bëjnë pagesa me kartela për shkak të tarifave të larta gjatë pagesave dhe rritja e tarifave në regjistrimin e makinave për 26% me arsyetimin e falimentimit të një kompanie sigurimi nuk është arsyetim.

Bankat kanë garancionet e veta dhe kjo nuk duhet t’i vihet në barrë biznesit dhe qytetarit potencoi Krasniqi.

Qendrim Kryeziu, pronar i biznesit anëtar në OAK “ISP Broadcast” SH.P.K. përmedi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset siç janë, numri i ulët i bankomatëve dhe numri i degëve të bankave në komuna.

Shqetësim tjetër është mungesa e sigurisë gjatë deponimit në ATM, kufizimi i shumës që deponohet dhe mundësia e deponimit të parave ‘cash’ në ATM.

Kryeziu tha se këto po ju shkaktojnë ngarkesë të madhe financiare bizneseve dhe është duke i dëmtuar në punën e përditshme të tyre.

Oda e Afarizmit të Kosovës fton edhe njëherë Bankën Qendrore të Kosovës që t’i marrë parasysh këto vërejtje, t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve që do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvoglimin e informalitetit në vend.

Po ashtu, OAK  fton bizneset të adresojnë problemet tek Oda e Afariozmit të Kosovës ose në divizionin e ankesave në BQK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)