19 Gusht 2019

Bizneset e Kosovës po kalojnë nëpër probleme të mëdha

Prishtinë, 11 shkurt - Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priti në takim kompaninë In design, me përfaqësuese znj.Veronika Bajçinovci dhe  Prestige Media, me pronar z.Bedri Llapashtica.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi bizneset për veprimtarinë e Odës së Afarizmit të Kosvës, avokimin në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështjetjen e madhe që iu ofron bizneseve duke ndërmejtësuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ndërsa Veronika Bajçinovci prezantoi shërbimet që Indesign ofron e cila brenda saj operon me disa sektor si të tekstilit dhe printimit e shërbime të tjera dhe shpalosi problemet në të cilat po hasin si biznes, siq janë:

1.       Lirimi nga lënda e parë e tekstilit e cila nuk po konsiderohet si lëndë e parë nga Qeveria, dhe obligohen të paguajnë TVSH.

2.      Makinat prodhuese nuk po lirohen nga TVSH-ja dhe Dogana si rezultat i barrierave që i vendos me qëllim qeveria duke lozur me mosfutje të kodit tarifor.

3.      Mos lirimi i lëndës së parë për printime të ndryshme

4.      Çmimi i ulët është pengesë për aplikim në tendere ngaqë fitojnë kompanitë me çmim më të ulët dhe  jo cilesor

5.      Mungesë e stafit profesional si rezultat i shkollave që nuk kanë kualitet në përputhje me kërkesen por japin vetëm diploma.

6.      Ligjet i interpretojnë si të duan  në Qeveri.

Ndërsa Bedri Llapashtica, pronar i biznesit Prestige Media ndër të tjera theksoi se komunat po krijojnë vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës, veprohet me baza partiake dhe shumë padrejtësi të tjera që po u shaktohen bizneseve pa asnjë të drjetë. 

Oda e Afarizmit të Kosovës i mori parasysh kërkesat e tyre dhe me këto kërkesa do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)