23 Janar 2020

Bizneset dhe dogana janë dy organizatat më taksambledhës dhe taksapagues

Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini me bashkëpunëtor, ka pritur drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Bahri Berishën me bashkëpunëtor, ku kanë biseduar për shumë çështje me theks të veçantë për temën Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve  dhe prodhuesve vendorë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se në kuadër të 20-vjetorit të Doganave të Kosovës, drejtori i saj ka realizuar vizitën e parë në AKB gjë e cila ka rëndësi të veçantë.

"Kjo vizitë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin reciprok për të mbështetur të gjitha bizneset në Kosovë, ku kemi biseduar për çështje të rëndësishme për afirmimin e doganës dhe bizneseve që janë dy organizatat më taksambledhës dhe taksapaguese më të mëdhenjtë", tha Shahini.

Ai shtoi se edhe pse ka pak probleme në krahasim me importe janë të vogla, por ne do të mundohen që asnjë biznes mos të ketë probleme dhe të bëjnë rritje në këtë aspekt.

 Sipas tij me këtë rritet bashkëpunimi reciprok për të krijuar kulturë fiskale.

Nga ana tjetër drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se  do të vazhdojnë të jetë përkrahëse e vazhdueshme e komunitetit të bizneseve në vend dhe do të jetë partner edhe në të ardhmen.

Sipas tij në vitet në vazhdim Dogana do të avancohet edhe më shumë në përkrahje të të gjitha bizneseve.

“Dogana ka një rol të rëndësishëm për shtetin e veçanërisht për bizneset. Në fuqi janë ligjet që bizneset paguajnë doganat në kufi për mallrat e importuara. Nga 400 mijë procedura kemi vetëm 800 ankesa  apo 0.02% të çdo procedure të ankesave. Dogana është për tu vlerësuar lartë. Kjo është arritur falë bashkëpunimit me AKB-në”, tha Berisha

Drejtori shtoi se Dogana do të jetë përkrahës e të gjitha bizneseve, qoftë në shkurtimin e kostos kohore dhe financiare dhe do të jetë partnerë edhe në të ardhmen. Në dekadën e ardhshme do të jemi edhe më të avancuar në rritjen e bizneseve. Dogana është në shërbim të të gjithëve.

Gjatë takimi ishin edh e përfaqësues të bizneseve ku kanë diskutuar  lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen me Administratën Doganore në Kosovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)