20 Prill 2024

BIS: Ekonomia botërore është rimëkëmbur

Basel, 12 janar - Ekonomia botërore doli nga kriza dhe është rimëkëmbur, tha në Basel të Zvicrës, kreu i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet. Kjo rimëkëmbje sipas tij, ishte më e shpejtë nga sa mendohej.

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e guvernatorëve të bankave qendrore, anëtarë Bankës Rregullatore Ndërkombëtare (BIS), Trichet-i, tha se pjesëmarrësit janë të bindur se ekonomia botërore filloi të rimëkëmbet dhe kjo ndodhi më shpjet nga sa mendohej.

Ai theksoi gjithashtu se ekonomitë në zhvillim kanë pasur rol të fuqishëm në rimëkëmbje, por njëkohësisht ato ndodhen në përgjithësi, përpara rrezikut të inflacionit.

Banka Rregullatore Ndërkombëtare, që u krijua në vitin 1930, ka selinë në Basel të Zvicrës dhe luan rolin e një rregullatori midis Bankave Qendrore. Funksionet e saj kryesore janë nxitja e bashkëpunimit monetar dhe financiar dhe t'u shërbejë bankave qendrore në valutë, rezerva ari dhe kredi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)