19 Shkurt 2020

Bien me 19% investimet e buxhetit për 5 muajt e parë të vitit në Shqipëri

Tiranë, 18 qershor - Investimet e buxhetit në Shqipëri ranë me 19 për qind ose 40 milionë euro në 5 muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar me pak para në projektet publike.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave të Shqipërisë tregojnë se për për periudhën janar-maj të këtij viti, investimet e qeverisë ranë në 180 milionë euro nga 220 euro milionë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të detajuara, investimet janë me rënie në të dy zërat e tyre, si ato që financohen me fondet e brendshme të buxhetit, ashtu dhe ato me fondet donatorëve. Por rënia më e madhe ka ardhur nga investimet me financim të huaj.

Sipas Ministrisë së Financave, në pesëmujorin e parë të vitit të kaluar investimet me financim të huaj ishin gati 82 milionë euro. Por në pesëmujorin e këtij viti ato kanë qenë gati dy herë më pak ose vetëm 45 milionë euro.

Investimet publike janë zëri më produktiv i shpenzimeve të buxhetit pasi krijojnë punësim, përmirësojnë jetesën e qytetarëve dhe ndikojnë direkt në rritjen ekonomike. Por vitet e fundit realizimit i tyre ka qenë problematik, veçanërisht i projekteve me financim të huaj.

Për gjithë vitin 2019, qeveria ka parashikuar të investojë 90.6 miliardë lekë ose 742 milionë euro në projekte publike. Por për 5 muajt e parë janë shpenzuar vetëm 24 për qind e fondeve vjetore, duke sinjalizuar se qeveria mund të rishikojë buxhetin në mes të vitit, për të rialokuar investimet, një praktikë kjo e shndërruar në traditë gjatë viteve të fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

 - Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 -vetëm pamje)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 -vetëm pamje)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi, pret në takim Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Kabineti i presidenitit, ora 11:20)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30- vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 14:15)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)