18 Qershor 2018

Betohen nëntë përmbarues privat

Prishtinë, 13 mars - Nëntë përmbarues privat janë betuar sot para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri në një ceremoni të veçantë organizuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri Tahiri ka uruar përmbaruesit privat për detyrën e marrë, duke theksuar se punën që bëjnë reflekton direkt në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit. 

“Kërkoj nga ju që të punoni në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, dhe të ndihmoni në përmirësimin e gjykatave, dhe në përgjithësi në përmirësimin e punës së gjithë gjyqësorit. Qytetarët do të jenë të kënaqur vetëm atëherë kur nuk do të ketë pritje të mëdha për zgjidhjen e rasteve të tyre dhe një qasje më e lehtë në drejtësi për të gjithë” ka potencuar ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur po ashtu se së shpejti në Ministri do të themelohet Departamenti për Mbikëqyrjen e Profesioneve të Lira, që do të shoh nga afër edhe punën e përmbaruesve privat.

Përmbaruesit e rinj privat janë emëruar nga dy për Gjykatat Themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren, ndërsa një është emëruar për Gjykatën Themelore në Pejë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018  - Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)