25 Tetor 2021

BERZH shprehë gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me BQK-në

Prishtinë, 14 tetror - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë, të cilat kanë ndikuar që sektori në fjalë të mbetet stabil dhe likuid, duke qenë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Guvernatori falënderoi BERZH-in për bashkëpunimin dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që dy institucionet të avancojnë tutje me bashkëpunimin e përbashkët.

Nga ana tjetër, Ruhe dhe zyrtarët tjerë të BERZH-it vlerësuan lart masat e ndërmarra nga BQK-ja, të cilat kanë ndikuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend dhe gjithashtu falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet e ofruara, si dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)