25 Prill 2024

BERZH prezanton raportin e fundit të Tranzicionit 2021-2022

Prishtinë, 22 mars - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizon sot prezantimin të raportit të saj të fundit të Tranzicionit 2021-2022, "Dixhitalizimi, Përmirësimi i Sistemit: Ofrimi i Dividendit Dixhital".

Prezantimi do të mbahet në Bankën Qendrore të Kosovës dhe do ta hapet nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Raporti i Tranzicionit është botimi kryesor i BERZH-it i cili analizon zhvillimet në zbatimin e reformave strukturore dhe tendencat ekonomike në 38 vende në të cilat BERZH investon, përfshirë Kosovën.

Raporti i Tranzicionit 2021-2022 'Dixhitalizimi, Përmirësimi i Sistemit: Ofrimi i Dividendit Dixhital' eksploron dixhitalizimin si një nga forcat kyçe që formësojnë botën tonë.

Ai tregon se si ekonomitë në rajonet e BERZH japin dividentin dixhital, si gjatë pandemisë Covid-19 ashtu edhe më gjerë.

Duke u bazuar në burime të pasura të dhënash, raporti prezanton një indeks të ri të transformimit dixhital dhe nxjerr në pah ndarjet dixhitale ndërmjet dhe brenda vendeve.

Raporti tregon se si adresimi i këtyre ndarjeve do të jetë jetik për suksesin e ekonomive.

Prezantimi do të përfshijë gjithashtu një pasqyrë të strategjisë së re të BERZH-it për Kosovën si dhe një pasqyrë të vlerësimit ekonomik të vendit dhe rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)