28 Mars 2024

BERZH ka parashikuar sërish me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë

Tiranë, 11 maj - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Institucioni parashikon që rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3%, ndërsa projeksionet e fundit në muajin mars ishin në nivelin 3.3%.

Ky rishikim me ulje vjen pasi në Evropë po diskutohet ndalimi i importeve energjetike nga Rusia, me çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike që mund të rriten më tej.

Në këto kushte edhe ushqimet dhe kostot e jetesës do të pësojnë një goditje tjetër. E gjitha kjo do të përkthehet në një goditje më të fortë për shtresat e varfëra, sipas raportit.

I gjithë rajoni i Ballkani pritet të ketë ulje, ndërsa më e goditura nga shtetet do të jetë Mali i Zi dhe pas saj Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit paraqitet me inflacion më të ulët dhe me një situatë më stabël makroekonomike.

Nga parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për vendin tonë, më i zymti është ai i Fondit Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)