26 Prill 2024

BERZH i gatshëm për investim të përforcuar në Evropën Lindore

Bruksel, 26 shkurt- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vitet e ardhshme do të vazhdojë në mënyrë të përforcuar të investojë në vendet e Evropës Lindore.

Kjo theksohet në deklaratën e BERZH-it të publikuar sot, në të cilën shtohet se në vitin 2010 investimi do të zmadhohet në formë të butë në krahasim me nivelin rekord të vitit të kaluar.

Me dekapitalizmin për të cilën momentalisht mendohet, banka do të duhej të mund t'i vazhdojë investimet në nivele të ngjashme të rritura gjatë pesë vieteve të fundit.

Investimet e vitit të kaluar janë rritur për 55 për qind, ku më kryesorja ka qenë e koncentruar në sektorin financiar për të mbështetur bankat në rajonin me qëllim të vazhdimit të kreditimit, veçmas në sektorin e sipërmarrësisë së vogël.

Banka paralajmëron se elementi kyç edhe më tutje do të jenë investimet në projekte për efikasitet energjetik.

Në pajtim me pritjet, BERZH-i vitin 2009 e përfundoi me neto humbje prej 746 milionë euro, kundërdrejt 602 milionë një vit më herët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)