28 Mars 2024

BERZH e miratoi Strategjinë e re pesëvjeçare për Maqedoninë e Veriut

Frankufurt, 28 maj - Këshilli i drejtorëve i BERZH-it e miratoi Strategjinë e re të vendit për angazhimin e vet në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme deri në vitin 2024, vetëm disa muaj pasi hyri në fuqi Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe partneriteti strategjik me Greqinë fqinje.

Si rezultat i shpresave për përshpejtimin e procesit të përafrimit ndaj Bashkimit Evropian dhe besimit gjithnjë e më të madh të investitorëve, strategjia  e re potencon se ritmi i reformave të ardhshme është kyç.

“Dukjet për përshpejtimin e integrimit në institucionet Euroatlantike, veçanërisht përafrimi drejt BE-së, vazhdojnë të jenë shtylla kryesore për reforma strukturore dhe faktor i stabilizimit”, thuhet në dokument. Më tej shtohet se lidhjet e përmirësuara me Greqinë dhe fqinjët e tjerë “kontribuojnë për besimin e rritur të investitorëve”.

Strategjinë për vendin të BERZH-it e quan këtë moment si “udhëkryq historik” dhe shton: “Shumë gjëra do të varen prej vëllimit aktual dhe ritmit të angazhimeve reformuese për orientimin e vendit në rrugën drejt rritjes së qëndrueshme dhe inkluzive”.

Prioritetet strategjike të BERZH-it për 5 vitet e ardhshme janë 1) mbështetja e konkurrencës përmes përmirësimit të zinxhirëve të vlerave, zhvillmi i aftësive të fuqisë punëtore dhe përforcimi i udhëheqjes; 2) përforcimi i integrimit rajonal, lidhja e butë dhe mbështetja e përafrimit drejt BE-së; dhe 3) mbështetja e tranzicionit ndaj ekonomisë së gjelbër përmes miksit më të qëndrueshëm energjetik dhe efikasitetit më të madh të resurseve.

“Integrimi rajonal do të jetë drejtim nëpër të cilin do të udhëhiqen investimet e Bankës dhe aktivitetet lidhur me politikat, ndërsa theks të veçantë do t’u vihet analizimit të sinergjive me aktivitetet e Bankës në ekonomitë fqinje”, thuhet në strategji.

Rritja reale e BPV-së në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 është 2,7 për qind dhe parashihet të rritet në 3 për qind në vitin 2019 si rezultat i rritjes së fuqishme të eksportit dhe rikuperimit të konsumit, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

BERZH është investitor kryesor në Maqedoninë e Veriut dhe deri më tani i ka investuar afro 2 miliardë euro në 115 projekte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)