24 Prill 2024

BERZH dhe OEAK diskutojnë mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

Prishtinë, 3 korrik - Mbështetja e sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është më se i nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend si dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte.

Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se BERZH ofron mundësi të mira të financimit për sektorin privat, duke shtuar se portfolio e investimeve në vend është rritur përgjatë viteve. Zeka shtoi se Oda Amerikane do të donte të shihte rritje të pjesëmarrjes së sektorit privaat në portfolion e investimeve të BERZH që momentalisht nuk shkon mbi 30%.

Udhëheqësi i BERZH për Kosovë, Neil Taylor, tha se mbështetja ndaj sektorit privat përmes financimit të projeketeve të ndryshme nga BERZH dhe këshillimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të BERZH në misionin e saj në Kosovë, duke përmendur se deri tani janë investuar 322 milionë euro në vend gjatë viteve paraprake dhe kanëmbështetur mbi 800 ndërmarrje përmes këshillimit të biznesit.

Rreth zhvillimit dhe mbështetjës së sektorit privat, Taylor theksoi zhvillimin e programit të konkurrueshmërisë të lansuar më herët në partneritet me ProCredit dhe BpB rreth ofrimit të mbështetjes financiare ndaj mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla, ku përvec kësaj, tha se zhvillimi i infrastrukturës si dhe rritja e numrit të projekteve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme janë disa nga sektorët ku BERZH synon mbështetjen e saj.

Taylor tha se ndër shqetësimet kryesore të BERZH në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend mbesin sundimi i dobët i ligjit, duke përmendur edhe nivelin e korrupsionit, ekonominë joformale, etj.

Mes të tjerash, ai përmendi disa nga investimet e kësaj banke në Kosovë duke përfshirë një numër të sektorëve të ndryshëm si energji, fuqizimin e grave ndërmarrëse, e shumë të tjera.

Më tutje, bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë fusha të ndryshme ku investimet nga BERZH do të mund të ndihmonin në zhvillimin e tyre si në ekonominë digjitale, ndërtimtari, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)