27 Shtator 2022

BERZH bën parashikimin e errët për ekonominë ruse

Londër, 10 maj - Me luftën brutale të Rusisë në territorin e saj, ishin të pritshme projeksionet për një tkurrje të ekonomisë ukrainase.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rrudhje të saj me pothuajse një të tretën gjatë këtij viti, teksa pushtimi rus po vazhdon.

BERZH njoftoi se prodhimi i Ukrainës do të tkurret për 30% apo 10% më shumë krahasuar me një parashikim që kishte dhënë në mars, menjëherë pas nisjes së luftës.

Sipas bankës me seli në Londër megjithatë, ekonomia e Ukrainës do të rimëkëmbet me 25 për qind më 2023, një parashikim më i lartë ky se ai i bërë në muajin mars për rimëkëmbjen e vendit.

Më së shumti, bllokadat e shkaktuara nga ushtria ruse kanë goditur sektorin kyç bujqësor të Ukrainës, pasi ky shtet është një prej eksportuesve kryesor të grurit dhe vajit të lulediellit.

Luftimet po ashtu kanë ndërprerë dërgesat e kabllove nga Ukraina, të cilat i importojnë prodhuesit europian të makinave.

Por ndërkohë, BERZH-i tregon se edhe ekonomia e Rusisë do të vuajë shumë nga lufta që ajo vetë nisi ndaj fqinjit të saj më të vogël.

Ekonomia ruse, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të tkurret për 10 për qind gjatë këtij viti dhe do të ketë zero rritje vitin e ardhshëm, ashtu siç kishte parashikuar kjo bankë në muajin mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)