25 Prill 2024

Berlini dhe Moska lidhin marrëveshje miliardëshe

Pekin, 16 korrik - Në këshillimet e tyre qeveritare Gjermania dhe Rusia u morën vesh për bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi dhe lidhën kontrata në nivel miliardash.

Në prani të kancelares Angela Merkel dhe të shefit të Kremlinit Dmitri Medvedev, koncerni Siemens nënshkroi një marrëveshje për 240 trena rajonalë me vlerë 2,2 miliardë euro.

Sipërmarrja planifikon gjithashtu me dy partnerë lokalë krijimin e një firme të përbashkët në sektorin e energjisë së erës.

Deri në 2020-ën, Rusia do të investojë në këtë fushë të së ardhmes rreth pesë miliardë euro. Prej tyre Siemens-i mund të përfitojë rreth një miliard euro.

Në Dialogun e Petërburgut që zhvillohet paralelisht Medvedev premtoi angazhimin e tij për respektimin e të drejtave të njeriut.

Sipas të dhënave të presidentit Dimitri Medvedev, autoritetet hetimore në Rusi kanë bërë të ditur emrin e autorit që vrau para një viti aktivisten për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova.

Pas konsultimeve qeveritare gjermano-ruse në Jekaterinburg  Medvedev tha se fajtori do të kërkohet ndërkombëtarisht. Por emër Medvedev nuk përmendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)