16 Janar 2019

Berat Rukiqi zgjedhet kryetar i Odës Ekonomike Kosovës

Prishtinë, 10 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës se pas një procesi zgjedhor jo transparent dhe pa pranin e mediave sot ka zgjedhur strukturat drejtuese, përkatësisht organet e Odës Ekonomike të Kosovës.

OEK ka bërë te ditur se procesi zgjedhor u kurorëzua me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili njeherit ishte kandidati i vetëm për Kryetar. 

Rukiqi ka qenë i angazhuar për 1 vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vite në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vite si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, 4 vite kryesues i Bordit të Drejtoreve të KEK-ut, anëtarë i bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues dhe bashkëpronar në kompaninë “Trosha”.

 Në fjalimin e vet para delegateve kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës u zotua për partneritet të fuqishëm me bizneset dhe sektorin privat në përgjithësi për përfaqësim të denjë të zërit të tyre në raport me institucionet vendimmarrëse në vend dhe partneret ndërkombëtar.

Objektivat kryesore në mandatin 4 vjeçar do të jenë të fokusuara në mbulimin e hendekut të krijuar nga paaftësia e institucioneve për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përkatësisht duke u fokusuar në përkrahjen dhe promovimin e eksportit, harmonizimit të nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo – arsimor si dhe digjitalizimin e ekonomisë konform trendëve globale.

Kuvendi i ri i Odës Ekonomike të Kosovës falënderoi angazhimin e strukturave të kaluara drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës për zhvillimin e saj, veçanërisht Kryetarit të OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Përveç kryetarit, kuvendi i ri i Odës ka 71 anëtarë i cili zgjodhi edhe Këshillin e Ri Drejtues me përbërje nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

Po ashtu zgjodhi Këshillin Mbikëqyrës dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Parim Bajrami. Të gjitha strukturat drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës janë zgjedhur për mandat 4 vjeçar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)