15 Nëntor 2019

BE përkrahë ndërmarrjet dhe organizatat e shoqërisë civile me 3.5 milionë euro

Prishtinë, 5 nëntor - Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova është ekonomi në zhvillim me rritje mesatare të bruto prodhimit vendor (BPV)  prej 4.2% në pesë vitet e fundit, që është ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor.

Por duke patur parasysh rritjen e popullsisë prej rreth 2% çdo vit, përmirësime të tilla në rritjen për frymë banori në Kosovë janë të parëndësishme.

Popullsia e Kosovës përllogaritet në rreth 1.793,467 banorë,  ku popullsia në moshë pune prej 1.202,982 përfaqëson rreth dy të tretat e popullsisë totale.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), edhe tani Kosova ka një nga shkallët më të larta të papunësisë në rajon në 30.5% dhe gjithashtu, 63.5% e grave në fuqinë punëtore janë të papunësuara.

Faktori gjinor është gjithashtu një tregues i rëndësishëm se gratë në pozitë të pafavorizuar në krahasim me meshkujt në të gjitha nivelet e arsimimit, pra kanë më shumë gjasa të bëhen apo të mbeten të papunësuara.

Për më tepër, edhe personat me aftësi të kufizuara përballen me kufizime që ndikojnë dukshëm në statusin e tyre të punësimit dhe një përqindje e madhe e tyre janë të papunësuar.

Pavarësisht faktit se 43% e personave me aftësi të kufizuara (PAK) shfaqin interesim ose kanë potencialin të zhvillojnë shkathtësitë e tyre, sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale shkalla e punësimit të personave me aftësi të kufizuara (PAK) është 6,47%.

Në reagim ndaj këtyre nevojave të menjëhershme për punësim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dizajnuar dhe lansuar skemën e granteve prej 3.5 milionë euro, të titlluar: “Përmirësimi i qasjes në tregun e punës për grupet e pafavorizuara përmes ndërmarrjeve sociale dhe masave aktive të tregut të punës”.

Kjo skemë e granteve synon të mbështesë masa aktive shtesë për tregun e punës, si përkrahje e përshtatur sipas nevojave për aftësim, trajnim në vendin e punës, praktikë dhe vetëpunësim, për grupet e pafavorizuara në Kosovë.

Gjithashtu, përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja synon të përkrahë zhvillimin e ndërmarrjeve sociale si mundësi për krijimin e perspektivave për punës sidomos për grupet më të cënueshme në tregun e punës, meqë ndërmarrjet sociale u ndihmojnë inteersave të komunitetit (objektivave sociale, të shoqërisëdhe mjedisore) dhe jo maksimizimit të përfitimeve.

Objektivat specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë: Përkrahja për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Kosovë; Përkrahja për avancimin e punësimit të grupeve të pafavorizuara, kryesisht gratë dhe të rinjtë.     

Çfarë lloj përkrahjeje ofron skema e granteve? Thirrja për Propozime për këtë skemë të granteve është ndarë në 3 lotet në vijim:

Loti 1 shuma indikative për lotin: EUR 1,000,000.00

 Të mbështesë më tej zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë që të zgjerojnë praktikat e tyre të biznesit për të rritur mundësitë për punësim për të rinjtë dhe gratë dhe grupet e pafavorizuara.

Loti 2 shuma indikative për lotin: EUR    500,000.00

Të mbështesë themelimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale të reja në Kosovë.


Loti 3 shuma indikative për lotin: EUR 2,000,000.00

Të rrisë punësueshmërinë e të rinjve dhe grave dhe grupeve të pafavorizuara përmes zhvillimit të shkathtësive dhe njohurive që kërkohen në tregun lokal të punës; dhe

Të mbështesë krijimin e qëndrueshëm të vendeve të punës dhe mundësitë për vetëpunësim për të rinjtë dhe gratë dhe grupet e pafavorizuara.

Si mund të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë thirrje për propozime, aplikantët kryesorë duhet të regjistrohen në PADOR.

Afati për dorëzimin e propozimeve është 11 nëntor 2019 në orën 12:00.

 Shndërrojini idetë tuaja në projekt-propozime:

Për të siguruar propozime cilësore në pajtueshmëri me Udhëzuesin për Aplikime, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë sesionesh informative në të gjithë Kosovën ku kanë marrë pjesë organizata të shoqërisë civile (OSHC), biznese dhe përfaqësues të autoriteteve lokale për t’i promovuar këto mundësi për grante.

Në këto sesione informative kanë marrë pjesë rreth 250 përfaqësues të OSHC-ve, autoriteteve lokale dhe qendrore dhe bizneseve. Sesionet u fasilituan nga ekspertë të Menaxhimit të Ciklit të Projekteve.

Ekspertët e projektit do të organizojnë sesione shtesë (klinika të projektit) në datat 04-08 nëntor 2019, me qëllimin që t’u asistojnë aplikantëve projekt-propozimet e të cilët janë në nivel të avancuar të përgatitjes dhe kanë nevojë për asistencë financiare për të dizajnuar veprimin ose përshkrimin e relevancës në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)